Integrimi i fëmijëve dhe nxënësve me nevoja shëndetësore të veçanta
1. Gjërat thelbësore shkurtimisht
Shkolla publike zotohet që çdo fëmijë të mund të ndjekë një shkollim në përshtatje me aftësitë dhe nevolat e tij. Kështu është pikërisht nëse fëmija juaj vuan nga një problem shëndetësor, nga një sëmundje kronike apo nga një paaftësi fizike, e përkohëshme apo e përherëshme, që kërkon marrjen e masave të veçanta me qëllim që ai apo ajo të mund të ndjekë shkollimin e vet në kushtet më të mira të mundshme. Dispozita të ngjajshme ekzistojnë për integrimin e fëmijëve në strukturat e pritjes së fëmijëve të vegjël (çerdhe, hapësira jete fëminore, etj.).
Nëse fëmija juaj vuan nga një problem shëndetësor apo nga një paaftësi fizike - për një kohë të shkurtër apo të gjatë -, është me rëndësi që të drejtoheni së pari tek infermieri ose infermierja e shkollës së tij për të vlerësuar nevojat. Objektivi është të favorizohet nga të tërë ndërhyrësit integrimi i tij i mirë dhe ndjekja në mënyrë të harmonishme e shkollimit të tij.
Në disa raste, nëse gjëndja shëntetësore e fëmijës suaj kërkon ndërhyrjen e një të treti në shkollë për shkak të rrezikut të një krize (reagim alergjik, krizë epilepsie, tjetër), për përkujdesje të shpeshta apo për ndihmë në rast evakuimi nga ndërtesa, infermieri ose infermierja e shkollës do t’ju propozojë bërjen e një projekti pritjeje të individualizuar (PAI).
Ç’është një sëmundje kronike? Është një prekje e gjatë në kohë që mund të evoluojë me kohën: Gjendjet e diabetit, alergjisë, mosdurimit ushqimor, epilepsisë ose astmës bëjnë pjesë këtu. Ekzistojnë edhe shumë të tjera.