Integrimi i fëmijëve dhe nxënësve me nevoja shëndetësore të veçanta

1. Gjërat thelbësore shkurtimisht

Shkolla publike zotohet që çdo fëmijë të mund të ndjekë një shkollim në përshtatje me aftësitë dhe nevolat e tij. Kështu është pikërisht nëse fëmija juaj vuan nga një problem shëndetësor, nga një sëmundje kronike apo nga një paaftësi fizike, e përkohëshme apo e përherëshme, që kërkon marrjen e masave të veçanta me qëllim që ai apo ajo të mund të ndjekë shkollimin e vet në kushtet më të mira të mundshme. Dispozita të ngjajshme ekzistojnë për integrimin e fëmijëve në strukturat e pritjes së fëmijëve të vegjël (çerdhe, hapësira jete fëminore, etj.).

Nëse fëmija juaj vuan nga një problem shëndetësor apo nga një paaftësi fizike - për një kohë të shkurtër apo të gjatë -, është me rëndësi që të drejtoheni së pari tek infermieri ose infermierja e shkollës së tij për të vlerësuar nevojat. Objektivi është  të favorizohet nga  të tërë ndërhyrësit integrimi i tij i mirë dhe ndjekja në mënyrë të harmonishme e shkollimit të tij.

Në disa raste, nëse gjëndja shëntetësore e fëmijës suaj kërkon ndërhyrjen e një të treti në shkollë për shkak të rrezikut të një krize (reagim alergjik, krizë epilepsie, tjetër), për përkujdesje të shpeshta apo për ndihmë në rast evakuimi nga ndërtesa, infermieri ose infermierja e shkollës do t’ju propozojë  bërjen e një projekti pritjeje të individualizuar (PAI).

Ç’është një sëmundje kronike? Është një prekje e gjatë në kohë që mund të evoluojë me kohën: Gjendjet e diabetit, alergjisë, mosdurimit ushqimor, epilepsisë ose astmës bëjnë pjesë këtu. Ekzistojnë edhe shumë të tjera.

2. Kush ndërhyn?

Infermieri ose infermierja e shkollës dhe mjeku shkollor që përgjigjet për institucionin kujdesen për pritjen dhe integrimin e mirë të fëmijëve dhe të të rinjve bartës të një sëmundjeje kronike dhe/ose me aftësi të kufizuar. Ata janë titullarë të formimeve të posaçme dhe varen ngashërbimi shëndetësor i fëmijërisë dhe rinisë (service de santé de l'enfance et de la jeunesse - SSEJ).

Këta profesionistë dhe profesioniste të shëndetit punojnë në bashkëpunim me tërë partnerët shoqërorë, ekipin arsimor, drejtorinë e shkollës, si dhe shërbimin passhkollor dhe ndërhyrësit e ndryshëm dhe shërbimet e rrjetit gjenevez.

Infermieri ose infermierja e shkollës dhe mjeku shkollor përkatës i nënshtrohen sekretit mjekësor. Dhënia e informacioneve mbi shëndetin e fëmijës suaj ndërhyrësve të tjerë bëhet vetëm me pranimin tuaj.

3. Çfarë është një Projekt pritjeje i individualizuar (PAI)?

Një projekt pritjeje i individualizuar (PAI) është një dokument i propozuar nga infermieri ose infermierja e shkollës dhe i hartuar me kërkesën tuaj. Ai diskutohet me ju dhe me mjekun e fëmijës suaj. Ai përmban informacionet e nevojshme për parandalimin e rreziqeve të krizave, sigurimin e veprimeve të duhura në rast urgjence dhe/ose për shoqërimin e fëmijës suaj në jetën e tij të përditshme. Ndërkohë, diagnostiku mjekësor del në PAI vetëm nëse ju jepni pranimin tuaj.

PAI ndahet me personelin arsimor dhe edukativ, si dhe me të gjithë ata që ndërhyjnë pranë fëmijës suaj, si ndihmësit dhe ndihmëset e integrimit shkollor dhe animatorët dhe animatoret e shërbimit passhkollor.

Qëllimi i një dokumenti të tillë është parandalimi i ndërlikimeve të një problemi shëndetësor, nxitja e cilësisë së jetës në shkollë dhe favorizimi i integrimit shkollor e shoqëror të nxënësve me sëmundje kronike apo aftësi të kufizuar fizike. Ai shoqërohet me një informim, madje një formim të të rriturve që i inkuadrojnë, e nganjëherë me një shkëmbim informacioni e diskutim me një grup shokësh të klasës.

Në strukturat e pritjes së fëmijëve të vegjël, përdoret sipas rastit një version i thjeshtësuar i PAI-t, i quajtur Sjellja që duhet pasur (Conduite à tenir - CAT).