Çdo të thotë strehim i fëmijës suaj në një vend pritës
2. Përse është strehuar në një vend pritës fëmija juaj ?
Strehimi në një vend pritës ndodh kur siguria fizike dhe/ose psikike e fëmijës nuk mund të garantohet ndryshe.
Dy arsye kanë mundur të shpien deri në strehimin e fëmijës suaj në një vend pritës :
- Ju jeni pajtuar me shërbimin e mbrojtjes së të miturve (SPMi) se gjendja e krijuar nuk mund të vazhdojë më dhe se strehimi i fëmijës në një vend pritës është i nevojshëm.
- Këtë e ka urdhëruar një gjyqtar. Në këtë rast, arsyet e strehimit të fëmijës në një vend pritës jua ka shpjeguar ndërhyrësi në mbrojtjen e fëmijës (IPE) dhe/ose gjyqtari, zakonisht gjatë një seance dëgjimore. Ato janë përshkruar në vendimin e gjykatës.