Çdo të thotë strehim i fëmijës suaj në një vend pritës
4. Cilat janë të drejtat dhe detyrat tuaja, si prind ?
Të drejtat tuaja janë
- E drejta për të marrë lajme për fëmijën tuaj : Ju keni të drejtën për tu informuar për vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën tuaj.
- E drejta për të kërkuar informacione nga profesionistët : Ju mund të kërkoni informacione nga skuadra edukuese e qendrës. Nëse fëmija është vendosur në një familje pritëse, ju mund të kontaktoni ndërhyrësen ose ndërhyrësin në mbrojtje të fëmijës (IPE).
- E drejta për të mbajtur kontakte me fëmijën tuaj : Veç nëse ka një vendim të kundërt, ju mund të mbani kontakte të rregullta me fëmijën tuaj (vizita, thirrje telefonike, letra, etj...). Brenda mundësive, mënyrat e mbajtjes së kontakteve përcaktohen me marrëveshje të përbashkët, gjatë takimit të pranimit dhe përfshihen në projektin e strehimit në një qendër a familje pritëse. Përkundrazi, nëse strehimi është urdhëruar nga një gjykatë, i takon asaj të përcaktojë se kur dhe si do ta shikoni fëmijën tuaj.
- E drejta për të marrë vendime : Brenda mundësive, ju merrni pjesë në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me fëmijën tuaj, në funksion të projektit të strehimit në një vend pritës dhe të vendimeve gjyqësore.
Detyrat tuaja
Më e rëndësishmja është të pranoni ndihmën e profesionistëve që ju këshillojnë.
Kjo nuk është e lehtë, por mbani parasysh se ata janë atje për t’ju ndihmuar. Ata ju shoqërojnë me synimin për të stabilizuar dhe përmirësuar gjendjen tuaj. Në këtë mënyrë, ju do të mund ti përkushtoheni më mirë rolit të prindit.
Ja disa shembuj :
- Respektimi dhe zbatimi i vendimeve të drejtësisë
- Puna me SPMi-në dhe, nëse fëmija është në një qendër, me edukatorët
- Pjesëmarrja në takimet me profesionistët
- Pjesëmarrja në diskutimin mbi objektivat e strehimit në një vend pritës
- Puna për arritjen e objektivave
- Bërja, tre muaj para, e kërkesës për të ditur nëse mund të gëzoni të drejtën për një vizitë të jashtëzakonshme.